Berluskoni: Tani në radhë është titulli në Serie A dhe Champions League

May 30, 2022
1 minut lexim

Ekipi i Monzës për herë të parë në historinë e saj 110 vjeçare ka arritur të kalifikohet në elitën e futbollit italian, Serie A.

Asgjë nuk erdhi rastësisht, pasi ekipi prej pak vitesh është nën drejtimi e Silvio Berluskonit dhe Adriano Gallianit, dy nga personat më të rëndësishëm që ishin në drejtimin e Milanit në periudhën më të artë të tij.

Presidenti, Silvio Berluskoni pas kësaj arritje është në delir, pas ndeshjes dramatike me Pisa-n, ku siguruan edhe kualifikimin, u shpreh se objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serie A dhe grupet e Ligën e Kampionëve.

“Një natë magjike.

Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serie A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka.

Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Ligën e Kampionëve dhe fitorja në Europë”, tha presidenti Berluskoni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“E di çfarë është evladi!”/ Vetëm tani që është bërë ‘baba’ Yll Limani e kupton domethënien e prindërimit

Story i radhës

Osmani në takim me trashëgimtarin e fronit Akishino dhe princezën Akishino

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë