Berluskoni i pakënaqur me lojtarët e Monzës

min lexim

Silvio Berluskoni, presidenti i Monzës, ka qenë shumë i pakënaqur pas humbjes së radhës të skuadrës së tij. I pakënaqur me lojtarët, por edhe me gjyqtarët që sipas tij po mbanin ndeshjen kundër debutuesve në Serinë A.

“Ishim të pafat, por të tjerët ishin me 12 lojtarë. Kishin edhe arbitrin me vete, ishte një arbitrim skandaloz.

Goli i fitores duhej anuluar. Kishte një pozicion jashtë loje gjigand. Pastaj kishte përplasje mes lojtarëve, ka vërshëllyer gjithmonë kundër nesh me një vazhdimësi të pabesueshme”, shpjegoi Berluskoni i cili tregoi edhe udhëzimet taktike që i kishte dhënë ekipit.

“Tani do të rikuperojmë ata që nuk janë në formë dhe të insistojmë mbi skemat që nuk respektohen. Njëra është që kur skuadra kundërshtare është në mesfushën tonë, të dy sulmuesit duhet të jenë në tjetrën. Kështu mbajnë larg tre lojtarë kundërshtarë që nuk na sulmojnë dhe kur topin e ka portieri ynë, ai bën një top të gjatë dhe sulmuesit tonë kështu kanë hapësira dhe mund të arrijnë të vetëm para portierit. Këtë nuk e kam parë të ndodhë asnjëherë, sulmuesit tanë ishin gjithmonë pas linjës, ai duhej t’ia pasonte gjithmonë mbrojtësve të krahut apo mesfushorëve. Përkundrazi, dhe është e shkruar në rregulloren tonë të brendshme, duhet ta hidhte topin në gjysmëfushën kundërshtare.

Para ndeshjes u thashë lojtarëve që duhej të fitonim, që nuk duhet të humbnim. Se si mbrojtësit duhet të silleshin ndaj sulmuesve të Udinezes, më saktësisht të bënin mbulim një për një, t’i rrinin afër, gjë që nuk u bë. I thashë portierit që të luante me top të gjatë dhe sulmuesit të gjuanin në portë sa më shumë të ishte e mundur. Ishin sugjerime të mira por që pastaj nuk u ndoqën nga skuadra”, tha  Berluskoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ajaxi refuzon 90 milionë euro

Story i radhës

SHBA: Bëhen publike detaje të mëtejshme për hetimin mbi dokumentat e kërkuara nga FBI në Mar-a-Lago

Të fundit nga