“Berlusconi kishte frikë vdekjen”, analisti i njohur zbulon detaje: Ja si u përpoq të zgjaste jetën

June 13, 2023
min lexim

Figura e ish-kryeministrit Silvion Berlusconi dhe gjurmët që la pas u diskutuan këtë të hënë në “Top Story” me analistë të ftuar në studio.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Tiranë, Arbër Maznikut, Berlusconi la gjurmë si politikani që ridimensionoi komunikimin mes politikanit dhe qytetarit.

“I pari politikan europian i ridimensionimit të komunikimit publik në raport me qytetarin. Në vitet ’70 deri në fillim viteve  ’90 ka pasur raport si ndërmjetës midis politikës dhe qytetarit. Ishte i pari që e theu, tha s’kam nevojë për media, do flas vetë me qytetarët. Ishte i pari për të vazhduar me ata që njihen si populistë. Sarkozi, Trump apo Johnson janë pjesë e të njëjtin spektër politik”.

Mazniku thotë se Berlusconi ishte politikani që e trajtonte pushtetin si qëllim në vetvete.

“I përket një kategorie politikanësh që e kishin pushtetin qëllim në vetvete dhe jo një mjet për të arritur qëllime të caktuara. Për të ishte qëllim në vet. Tha kam bërë biznes, media, tani politikë”.

Duke analizuar figurën e ish-kryeministrit italian në pikëpamjen filozofike, analisti Arjan Curri shprehet se Berlusconi kishte frikë nga vetja. Ëndrra e tij më e madhe ishte të mos vdiste, thotë ai.

“Mendoj se kishte frikë nga vdekja. Madje kishte interes të madh për zgjatjen e jetës. Nuk i mohonte kurrë ndërhyrjet estetike. Madje edhe raportet me gra më të reja, i kishte si iluzion për t’u ndjerë më i ri. Gjatë fundit të jetës, dha mijëra e mijëra euro për zgjatjen e jetës. Kjo më lë të kuptoj frikën nga vdekja. Ëndrra e tij më e madhe ishte të mos vdiste.

Nuk e di nëse momentet e fundit të Berluscon-it kanë qenë momente të lumtura”.

Silvio Berlusconi, njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike.

Politikani dhe manjati i mediave pati qëndruar atëherë në terapi intensive për gati dy javë. Berlusconi kishte pasur probleme shëndetësore për vite me radhë.

Në fund të 2020-tës, ai qe infektuar me koronavirus, ndërsa në 2016-tën i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në secilin rast, njeriu që formëzoi për dekada me radhë jetën politike italiane, qe shfaqur në publik i buzëqeshur pas probleme shëndetësore dhe shpresëplotë se më e keqja kishte kaluar tashmë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aktores Zendaya i ndalohet hyrja në një restorant në Romë, për shkak të kodit të veshjes

Story i radhës

“Drafti i Ramës, goditje pas shpine e Shqipërisë për qeverinë Kurti dhe Kosovën”

Të fundit nga

ShkoLartë