Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka thënë se është thellësisht i zhgënjyer dhe i pikëlluar nga sjellja e presidentit rus, Vladimir Putin.
Berlusconi, i cili prej vitesh gëzonte një miqësi të ngushtë me liderin rus, tha se Putini duhej të merrte përgjegjësinë e plotë në sytë e botës për pushtimin e Ukrainës, shkruan Aljazeera.
“Unë e njoha atë 20 vjet më parë dhe ai më ishte dukur gjithmonë një njeri i demokracisë dhe paqes… sa keq,” tha Berlusconi.
Ai këtë deklaratë e bëri duke iu drejtuar një konvente të partisë së tij konservatore “Forza Italia” në Romë.