Berlini zyrtar reagon për Korridorin 8: Shkupi s’mund të ndryshojë politikat e transportit në Europë

min lexim

Emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin thotë se Korridori 8 është me rëndësi strategjike për rajonin, shkruan TV21. Ai në deklaratë për mediumin bullgar “Trud” thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut po tregon se ka humbur interes në ndërtimin e kësaj autostrade.

“Korridoret transportuese në Evropë janë nën kompetencat e Brukselit. Personalisht, besoj se nuk është në kompetencën e një vendi të ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shumë marrëveshje të ndryshme. Gjatë bisedave të mia në Sofje kuptova se Bullgaria është konfuze, por edhe e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi i Korridorit 8 është sigurisht i një rëndësie strategjike”, thotë Sarazin.

Ndryshe, Korridori 8 duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi. Vërejtja e Sarazin është se në vend të këtij korridori, në Shkup qeveria e re prioritet po i jep Korridorit 10, i cili lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë./tv21.tv

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Story i radhës

Ndryshimet në Kod, Sula: Vrasin garën, regres për opozitën

Të fundit nga