Berisha sulmon ligjin e arsimit të lartë: Sponsorizim mafioz i Henri Çilit te Edi Rama, edhe opozita…

April 27, 2022
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha riktheu në vëmendjen ligjin e arsimit të lartë.

Duke folur në një tryezë për arsimin e lartë me pedagogë të universiteteve të Tiranës, Berisha tha se ligji ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama.

Më të njëjtën formë, shtoi ai, “bleu dhe heshtjen” e opozitës.

Berisha: Nuk mund ta lë pa folur haptas. Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama. Pasi dështoi më gjithë përpjekjet të më bindte në ato klauzola. Më vjen keq ta them por nuk mund të mos e them se i bëri vendit një dëm të pallogaritshëm duke korruptur atë që i pranoi ligjin.

Mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktor nuk e kundërshtoi ligjin me forcë. Ky ligj ndëshkonte të varfrit e këtij vendi. Me këtë ligj i cili ishte larg realitetit shqiptar aq sa është larg realiteti britanik me realitetin e Shqipërisë.

Me këtë ligj u mora dy vite me gjithë pasionin e një ish-pedagogu dhe konstatova se për ne nuk mund të aplikohej ashtu siç ishte. Ligji u shndërrua në një shpatë për të përjashtuar mijëra të runj nga mundësia për tu futur në universitet. Mesatarja e gjithë Shqipërisë është qartësisht nën mesataren e Tiranës. Zonat periferike për një sëri arsyesh nuk e kapin dot.

Je i detyruar të përdorësh një standard që ato nuk i përjashton. Ligji, aktet ekzekutive të të cilit  su bënë asnjëherë, ndërpreu terësisht procesin e doktoratave në universitetet publike në një kohë kur mbaheshin me dhjetëra, me qindra në universitetet private.

Nuk them se universitetet tona nuk kishin dobësi dhe të meta por ato nuk ishin kurrë për të ndërprerë proceset e doktorimit të pedagogëve, intelektualëve, specialistëve, ekspertëve. Ligji krijoi hapësira për të mbidyfishuar tarifat e pranimit në universitete.

Sot Shqipëria i ka 3 ose 4 herë nominalisht më të lartë se Gjermania, Sllovenia, Austria, Suedia dhe ka vetëm dy vende që e tejkalojnë Shqipërinë nominalisht, Britania e Madhe dhe Holanda.

U rikthye një model të cilin e vendosi diktatura dikur. U kujtuan në një momnent se po shkollohen shumë dhe thanë një për familje, dy nuk mund të jenë. Faktikisht të njëjtën gjë bëri dhe ky me tarifat se një familje me ndihmë ekonomike, me pak të ardhura i duhej të bënte gjithçka për të shkolluar fëmijën e parë por për të dytin nuk kishte mundësi edhe nëse do ishte më brilant se i pari.

U mbyllën në mbarë vendin para dy vitesh 620 shkolla të mesme, 9 vjeçare dhe fillore. Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Sot çdo profesor, pedagog universiteti merr 200 mijë më pak sesa merrte në 2013. Sot merr 50% më pak se universitetet e Prishtinës. Të gjitha sëbashku kanë sjellë një rrënim, rënie të lirë të arsimit të gjitha cikleve në Shqipëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Saliba merr vendim përfundimtar

Story i radhës

Tradhtia apo…

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë