Për ish-kryeministrin Sali Berisha, shkarkimi i Presidentit Ilir Meta po bëhet me qëllim për të emëruar në krye të shteti Lulzim Bashën. I ftuar në studion e Klan Neës Berisha u shpreh se Kryeministri Rama kërkon të shkarkojë Presidentin Ilir Meta për të emëruar Lulzim Bashën. Berisha tha se është pyetur për këtë çështje nga “njerëz të rëndësishëm” dhe nuk ka qenë dakord.
“Përpjekja për të shkarkuar Presidentin nga Edi Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtet, është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme për këtë vend. Kur Presidenti me shumë të drejtë shtyu zgjedhjet për të evituar monizmin, Gjykata Kushtetuese pati urtësinë ta çojë në Komisionin e Venecias dhe mori një jo. Kur presidenti pati një problem madhor me Dvoranin, Komisioni i Venecias nxori antikushtetues veprimin e Dvoranit dhe lëshoi një mori akuzash.
Tentativa për ta shkarkuar arrin kulmin e verbërisë për shkarkimin e tij për qëndrimet e tij në fushatë elektorale. Është rikthim i ligjit të agjitacion propagandës. Këtë mund ta bënte betim dajua i Edi Ramës, Spiro Koleka, ose ndonjë i rrjedhur tjetër, por nuk e bënte kush. Sepse gjithçka ishte në fushën e deklaratave që nuk shënon as akte tradhtie kombëtare, përbënin thjesht përballje në fushatë elektorale. Tani do të rrëmbejë postin e Presidentit për Lul bravën. Është pyetur dhe Sali Berisha për atë çështje. Si e vlerëson ti atë? Kam qenë kategorik. Kush më ka pyetur? Njerëz të rëndësishëm, zëra ndërkombëtarë. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë.
E gjitha kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul brava president. Sigurisht që unë s’kisha votat, por zëri im ishte i fuqishëm kundër tij. Pastaj Lul brava hapi fjalë se Rama do bëhet president dhe unë do bëhem Kryeministër, për veten e tij. Por këto merri fantazira se u servir nga një gënjeshtër taze. Kjo komedi është gjëja më e turpshme. Në mënyrë të paimagjinueshme falsifikime vulgare nga Parlamenti të dokumenteve. A do të vendosë tani Lul bravën apo jo, por qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul bravës”, deklaroi Berisha. /