Kryetari i PD-së, Sali Berisha, premton se protesta e të shtunës që e cilëson më të madhen që ka parë jo bulevardi “Dëshmorët e Kombit” por dhe shumë sheshe evropiane, nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit monist siç e quan ai të Edi Ramës.
Ai e akuzën kryeministrin shqiptar se do ta lërë vendin pa opozitë.
“Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që vriste ministrat e tij, diktator që mund të përdorë një fjalim të tillë kundër opozitës si Edi Rama. Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit. Kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ua varë në qafë, vasalëve të tij, me qëllim që të hakmerret si bir dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij. Sot është koha të përsërisim nga mëngjesi deri në darkë: vdekje monizmit, të bazuar këtë herë në drogën, vjedhjen, krimin. Ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë”, u shpreh Berisha.
Për agjendën e protestave të ardhshme Berisha lajmëron se do të bëhet publike në javën në vijim.