Pyetje: A do kemi akoma çmimet e karburanteve më të lartat në Evropë?
Sali Berisha: Qytetarët me rrogën mesatare më të ulët në Evropë blejnë naftën me cmimin që shitet në Zvicër e Suedi në të cilat rroga mesatare është 7-10 herë më e lartë.
E deklaroj se kjo është një plaçkitje e pamëshirë e Edi Ramës dhe klientelës së tij ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sot është e dëshmuar që mbi 250 mijë ton naftë futen kontrabandë. Ju garantoj se nafta asnjë ton i vetëm nuk futet dot kontrabandë pa bekimin e qeverisë.
Rama ka tatuar naftën me taksën më të lartë në botë. Sot nafta në Shqipëri tatohet me të njëjtën vlerë sa shitet në pompa në SHBA apo Kanada.
Këto do marrin fund. Do përgjysmohet taksa mbi naftën, do subvencionohet plotësisht transporti publik. Do ketë zero tolerancë ndaj kontrabanës dhe Shqipëria do ketë cmimin e naftës në proporcion të drejtë me rrogat e shqiptarëve.
Pyetje: Sa do ta bënit rrogën minimale
Berisha: Çmimet e shportës dhe të naftës janë stratosferike, të diktuara nga mafia shtetërore. Cmime të cilat po lëndojnë e varfërojnë cdo ditë shqiptarët. Sot cmimi i djathit, mishit, qumështit dhe vajit është 7-10% më i lartë se në vendet e BE.
Këtu Bordet janë një nga mekanizmat kryesore të këtyre cmimeve. Rroga minimale, ne jemi zotuar për minimumin jetik, që do garantojë cdo qytetari mundësinë e plotë të ushqimit, mjekimit, veshjes e transportit. Pas kësaj rroga minimale do njohë rritje të madhe, do ecim drejt dyfishimit të nivelit të të gjitha pagave.
Sot me borxhin që ka marrë Rama 500 miliardë lekë, rrogat në Shqipëri duhet të ishin së paku trefishuar.