Berisha publikoi kandidatët për 6 marsin/ Reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kandidatët e shpallur nga Sali Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një reagim zyrtar, PD thotë se emrat e shpallur nga Berisha nuk janë kandidatë të kësaj force politike.

Në reagim thuhet se Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale duke mashtruar demokratët, të cilët ende nuk e kanë kuptuar hallin e tij.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kameruni vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Story i radhës

Пукање во Визбегово, повредено едно лице

Të fundit nga