berisha prezanton elton banon 6203f76ae4f78

Berisha prezanton Elton Banon

February 9, 2022
1 minut lexim

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano.

Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, duke ftuar qytetarët e Lushnjes që të firmosin ndryshimin.

“Kandidati jonë për bashkinë e Lushnjes, njëri prej djemve të këtij qyteti, pasardhës i një familje që ju e njihni të gjithë, intelektual dhe qytetar që mirëshon vlerat dhe virtytet tuaja shpirtërore. Jemi në një fushatë të pjesshme lokale por rëndësia e saj është shumë herë më e madhe se sa fushata e zakonshme në 6 rrethe apo 6 bashki të vendit. Kjo fushatë, këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë v vend, për çdo qhtetar, femer, të lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojmë ndryshimin.

Për ne shqiptarët sa herë që ta mendojmë asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni për një moment, kam ardhur këtu në vitin 1992 president i Republikës. Unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës e Botës, në Shtëpinë e Bardhë, një president me rrogë 16 dollarë në muaj. Ndryshimi që shenjuam së bashku çdo muaj, çdo vit e solli që në vitin 2013 nga vend me rroga sa në Uganda të kemi rroga më3 të larta në rajon përfsihrë edhe Rumaninë e Bullgarinë. Kishim 2 400 km rrugë të asfaltuara, dhe në 8 vite asfaltuam 11 mijë km rrugë. Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Eiuropës të anëtarësohemi në NATO, në KiE, të ecim të sigurt drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë.

Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është i nevojshëm për shqiptarët aq sa është ajri poër zogjtë që fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejt“, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hasani kastrioti dakordohet per bashkepunim me samsun genclikspor in 6203f7692f180
Story i mëparshëm

Hasani: Kastrioti dakordohet për bashkëpunim me Samsun Gençlikspor-in

numri i rasteve aktive me covid 19 ne prishtine dhe komuna tjera 6203f76d009a5
Story i radhës

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë dhe komuna tjera

Të fundit nga

Horoskopi i datës 12 prill 2025

Dashi Jeta sentimentale për çiftet do jete e qete dhe pa probleme. Disa festa apo darka qe do bëni ju beqare me miqtë do ju japin mundësi te njihni dike shume interesant.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë