Hasani: Kastrioti dakordohet për bashkëpunim me Samsun Gençlikspor-in

1 minut lexim

Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj e femra) bien darkord për bashkëpunim me klubin nga Turqia, Samsun Gençlikspor.

Ky është një hap i madh për të dy klubet e hendbollit, femra e meshkuj, thotë Faton Hasani, kryetar i KH Kastriotit (meshkujt).

Vënia e kontaktit mes këtyre klubeve ka shumë të mira qoftë për palën ferizajase qoftë për ekipin turk.  

Image

KHF Samsun

“Një takim i shkëlqyeshëm dhe përmbajtësorë dhe i suksesshëm u mbajt sot mes drejtuesve të klubit të hendbollit Samsun Gençlikspor nga Samsuni i Turqisë dhe KH Kastrioti.

U vunë bazat e sinqerta të bashkëpunimit mes klubeve.  Muajt në vijim trajnime dhe stërvitje të përbashkëta të ekipeve në Samsun pranë Detit tē Zi dhe në Ferizaj  si tek ekipet e meshkujve po ashtu edhe tek ekipet e femrave.

Po ashtu u dakorduam  për shumë bashkëpunime tjera që do ti shpalosim ditëve në vijim.

Faleminderit për pritjen vëllazërore kryetrajnerit Mustafa OZ dhe stafit të tij”, thotë Hasani për gazetën “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasi konfirmuan lidhjen, Fifi dhe Adisi nuk na i kursejnë fotot si çift!

Story i radhës

Berisha prezanton Elton Banon

Të fundit nga