berisha prezantoi bardh spahine reagon pd 6208162aa4f8a

Berisha prezantoi Bardh Spahinë, reagon PD

February 12, 2022
1 minut lexim

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahinë.

Pas prezantimit të tij, ka ardhur reagimi nga PD-ja thotë se non grata u shfaq sërosh në Shkodër duke mos thënë asnjë fjalë për Tom Doshin, por lëshoi vrerë ndaj demokratëve të ndershëm.

Deklarata e PD:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e radhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratet nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptarë e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova garoi si shtet ne serbi sylejmani tregon si u priten ne beograd 62081628a0910
Story i mëparshëm

Kosova garoi si shtet në Serbi! Sylejmani tregon si u pritën në Beograd

11 gra shtatzena me koronavirus ne repartin e gjinekologjise 6208162cdf6d7
Story i radhës

11 gra shtatzëna me koronavirus në repartin e Gjinekologjisë

Të fundit nga

Chrome mund të ketë probleme nëse ndahet nga Google

Sipas zyrtarëve, Chrome mund të ketë probleme nëse ndahet nga Google. Duke dëshmuar gjatë gjyqit antitrust për Google Search, drejtoresha e përgjithshme e Chrome, Parisa Tabriz, theksoi se veçoritë dhe funksionaliteti i
ShkoLartë