Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK ka njoftuar për gjendjen e grave shtatzëna që janë të infektuara me COVID-19 e që gjenden në repartin e Gjinekologjisë.
Këtu sjellin fëmijët në jetë.
Mirëpo shumë gra gjatë këtij procesi po kanë telashe në Klinikën Gjinekologjike, pasi që janë të infektuara me Covid-19.
Aktualisht në këtë klinikë janë 11 shtatzëna të cilat janë të infektuara me këtë virus.
Këtë e konfirmon drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.
E siç duket deri më tash asnjë grua nuk ka pasur komplikime gjatë lindjes.
Në anën tjetër, për ta mposhtur këtë virus po vazhdon procesi i imunizimin me vaksinën kundër Covid 19.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, pikë e hapur së fundi për vaksinim, ka shumë qytetarë që po vinë për tu vaksinuar, që më shumë i takojnë brezit të moshuar.
E ky proces si duket po shkon mbarë edhe për të vaksinuarit.
Në Kosovë aktualisht janë afër 15 mijë raste aktive me Covid-19.