berisha per ramen eshte i shkallmuar gjithe diten theu karrige 67ae955f4e7db

Berisha për Ramën: Është i shkallmuar, gjithë ditën theu karrige

February 14, 2025
1 minut lexim

Një reagim emocional i Kryeministrit Rama në fillim të javës duke i rënë tavolinës, ka bërë xhiron e mediave sociale.

Rama tha se ishte emocional për shkak se defekti teknik i ndërpreu komunikimin me qytetarët.

Por sipas Sali Berishës, kjo sjellje e Kryeministrit Rama tregon tjetër situatë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se Kryeministrit Rama i ka ardhur fundi.

Madje sipas Berishës, atë ditë që i ndodhi incidenti, Rama ka thyer edhe karrige. E sipas tij dëshmitar ka qenë edhe një gazetar.

“Ai është i shkallmuar tani. Erdhi në fundin e tij ai. E mori fundin. Ai pardje ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige, sille këtu Baton Haxhiun të flasë, sille, se ka qenë me të aty. Vazhdoi ajo historia e tavolinave”.

I pyetur se kush fshihet pas identitetit Nesti Angoni që ka bërë denoncimin ndaj Erion Veliajt, Sali Berisha u shpreh: “Nesti Angoni është Lubia, është me Bistrin që ka dhënë të dhëna. Bistri regjistronte çdo njeri pa kaluar në prokurori, në gjykata”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ambasadori meidani pret ne takim nenkryetarin e bdi se osmani 67ae90adc3a0c
Story i mëparshëm

Ambasadori Meidani pret në takim nënkryetarin e BDI-së, Osmani

gashi administrata trump me shume duhet ta frikesoje serbine 67ae9ef92a516
Story i radhës

Gashi: Administrata Trump më shumë duhet ta frikësojë Serbinë!

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë