7
Shkup, 13 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka pritur në takim nënkryetarin e BDI, Bujar Osmani.
“Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian.
Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta.
Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, – ka thënë Meidani pas takimit.
BURIMI: zhurnal.mk