berisha pd nuk pranon numerim elektronik ne asnje bashki 6accc9b2c776f

Berisha: PD nuk pranon numërim elektronik në asnjë bashki!

October 12, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar numërimin elektronik të votave, duke deklaruar se PD nuk do të pranojë aplikimin e këtij procesi në asnjë bashki.

Në konference me gazetaret Berisha ngriti akuza për manipulim të numërimit elektronik, duke pretenduar se në këtë proces janë përfshirë edhe struktura të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme.

Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani.

Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”, tha lideri demokrat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BILALL KASAMI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Korridori 8, arteria që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Evropën

akordi trump putin per naften gjermania kerkon me shume presion ndaj rusise 6accca114d8fc
Lajmi i radhës

Akordi Trump-Putin për naftën, Gjermania kërkon më shumë presion ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë