Berisha paralajmëron: Nëse FBI nuk e çon Ramën tek McGonigal, do ta çoj unë aty ku e meriton!

Sali Berisha nga Vora ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha u ndal në akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.

Sipas Berishës, duhet të hiqet parashkrimi për kryeministrin, ministrat dhe drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet, pasi ata vjedhin qytetarët.

Ish-kryeministri paralajmëroi Ramën, se nëse FBI nuk e çon atë tek McGonigal, do ta cojë vetë Berisha aty ku e meriton.

Berisha: Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët.

Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta

Edi Rama firmos fap e fap për xhepat e tij 420 mln për djegësat, ku janë djegësat. Asnjë nuk ekziston. Kurse ju paguani. I gjithë qarku i Tiranës, Durrësit paguajnë për çdo ton 29 euro toni, në një kohë kur ishte 13 euro. Paguhet sikur digjet. Paratë përfundojë në kontot bankare të Ramës dhe Veliajt. Ndaj rrogat nuk u rritën. Ndërsa tani del si bamirës. Një mashtrues i paskrupullt.

Nuk mendon ai për njerëzit. Ai mendon për veten për të kënaqur sytë e tij me vazo 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë, për avion me dhomë gjumi, se e ka sulltani Erdogan ta ketë edhe sulltani i Surrelit. 22 mln euro vetëm avioni. Këta nuk kanë ndjenja për qytetarët, as për socialistët as për ju, as për kënd. Këta vetëm vjedhin. A ja vlen të bëjmë dhjetëra apo qindra km për një votë në mënyrë që ti përzëmë? Pa diskutim që ja vlen. Ky është mision. Këta kanë një përçmim për njerëzit.

Kemi dërguar në parlament heqjen e parashkimit për KM, për ministrin për drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet. Pse? Sepse ata vjedhin qytetarët, mbushin valixhet me euro, shkojnë degdisen ne Karaibe dhe Oqeani derisa të kalojë koha e parashkrimit dhe kthehen tresin pasuritë e vjedhura. Duke hequr parashkimin për të gjithë ata që kanë firmosur për të vjedhur paratë e qytetarëve ata bëhen të përgjegjshëm para ligjit deri ditën e fundit të jetës së tyre.

Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramë, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale.

Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni Tiranën se çfarë mendohet për këtë tani. Pra, po pse asnjë diskutim nuk ka që Rama ka ndarë paera me ta. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Nuk dinë të ndalen, i ndalon vetëm vota.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Story i radhës

Shatri i AAK-së: Qeverisë po i tepron buxheti – ndalja e mjeteve të komunave është anti-kushtetues

Të fundit nga