Berisha: Nënë Liza heroinë, shteti barbar i prishi shtëpinë sepse do të ndërtojë kulla

January 30, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur një takim me demokratet në Vaun e Dejës ditën e sotme.

Berisha në këtë takim përmendi edhe nënë Lizën, të cilës iu shemb shtëpia e saj në zonën e “5 majit” pak ditë më parë.

Ai shtoi se qeveria barbare prish shtëpitë dhe ndërton kulla për interesa personale, duke thënë se pushteti nuk ka moral.  

Berisha: Nënë Liza është heroike. Ajo donte të flijohej, sepse një shtet barbar e horrash, e njofton sot për nesër se do të prishë shtëpinë. Në çdo shtet, vendet hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, por këta bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve, nuk i shkohet si pushtues tjetrit për t’ia prishur shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin.

Rama prish shtëpinë për të ndërtuar kulla. Në çdo vend të botës, prona dhe posedimi i pronës mbrohen me ligj dhe ai që ka shtëpinë aty prej vitesh, shteti është detyruar ta strehojë dhe të bjerë në marrëveshje me të. Por, këta nuk kanë moral e shpirt, por mendojnë vetëm për pasurim personal në kurriz të qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Supersfida Tirana-Kukësi, masa të rrepta sigurie në “Air Albania”!

Story i radhës

Ndërrimi i ministrave të Arsimit ngadalëson procesin e reformave

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë