berisha merr pjese ne forumin e partive te qendres se djathte ne zagreb 69f33e70cf3fb

Berisha merr pjesë në Forumin e partive të qendrës së djathtë në Zagreb

April 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb, një nga takimet më të rëndësishme të partive të qendrës së djathtë në nivel ndërkombëtar, ku liderë politikë nga vende të ndryshme po diskutojnë sfidat globale dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Forumi u hap nga kryetari i IDU dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar përballë krizave të sigurisë, zhvillimeve ekonomike dhe presioneve migratore.

Një nga panelet kryesore të ditës është ai me temë “The Forgotten Frontier: The Western Balkans and Europe’s Unfinished Promise”, ku do të trajtohen sfidat dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të marrë fjalën edhe zoti Berisha.

Në forum marrin pjesë gjithashtu ish-liderë dhe përfaqësues të lartë politikë nga Europa dhe vende të tjera, të cilët po diskutojnë çështje të rëndësishme si siguria në rajon, marrëdhëniet transatlantike, ndikimet gjeopolitike, migracioni dhe zhvillimet demografike.

Forumi i IDU konsiderohet një platformë e rëndësishme për koordinimin e qëndrimeve të së djathtës në nivel global në një periudhë sfidash të theksuara ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

Pacolli: Po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve

izraeli ndalon shkarkimin e nje anijeje ruse me drithera dyshohet per vjedhje ne ukraine 69f33ebe52500
Lajmi i radhës

Izraeli ndalon shkarkimin e një anijeje ruse me drithëra, dyshohet për vjedhje në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë