Pacolli: Po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve

April 30, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur sot se do të nisin shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar.

Lexoni të plotë postimin:

Ashtu siç kemi premtuar: Transparenca dhe ligji mbi të gjitha!

Këtë javë po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.

Për të garantuar një proces të pastër dhe pa asnjë kompromis, shoqëria civile dhe organizatat mjedisore janë tashmë pjesë e mbikëqyrjes.

Ata të cilët nuk kanë dorëzuar dosjet sipas vendimit për verifikimin e ligjshmërisë, do të ballafaqohen me masa të rrepta ligjore. Koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar!

Nuk do të lejojmë degradimin e mjedisit dhe shkeljen e ligjit në kurriz të qytetarëve. Mbrojtja e pasurisë sonë natyrore është prioriteti ynë i panegociueshëm. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prania e ufo ve ne toke trump shume shpejt do te publikojme dokumente sekrete 69f33d2681d29
Lajmi i mëparshëm

Prania e UFO-ve në Tokë, Trump: Shumë shpejt do të publikojmë dokumente sekrete

berisha merr pjese ne forumin e partive te qendres se djathte ne zagreb 69f33e70cf3fb
Lajmi i radhës

Berisha merr pjesë në Forumin e partive të qendrës së djathtë në Zagreb

Të fundit nga

Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)

Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i dhjetëra pompave të benzinës në Zvicër. Emisioni “N’Kosova Show” ka realizuar një
ShkoLartë