Berisha mbledh kandidatët e primareve të Tiranës, zbulohet për çfarë u diskutua

1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur në një takim 7 kandidatët në primaret e Tiranës.

Takimi është mbajtur për të dhënë direktiva në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha u ka kërkuar kandidatëve që të bëjknë fushatë korrekte dhe të rwspektojnë njëri-tjetrin.

Mësohet se Berisha u ka thënë 7 kandidatëve se testi kryesor i funksionalitetit të primareve është Tirana. Ai u tha atyre të tregojnë vlerat dhe të bëjnë fushatë të ndershme, pasi janë personalitete.

Kujtojmë që kandidatët në primaret e Tiranës janë 7:

Belind Këlliçi

Gert Bogdani

Ilir Alimehmeti

Adriana Kalaja

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Julian Deda

Ndërkohë, më datë 12 nëntor pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, teksa kryedemokrati Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve të jenë të pranishëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Siguria në Kosovë rrezikohet nëse kalon “Zajednica”, jo nëse nuk kalon…!

Story i radhës

Britney Spears tregon momentin e saj më të vështirë gjatë dasmës

Të fundit nga