Berisha llogari në SPAK/ Frrok Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë e Altin Dumanin, më shumë fajtor bëhet

January 6, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK,  duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej aty, Berisha shfaqi vesin e vjetër duke sulmuar sërish drejtësinë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Kjo sjelljeje e ish-kryeministrit, i cili është nën hetim nga SPAK, u komentua nga analisti i njohur Frrok Çupi, i cili tha se sa më shumë që Berisha lufton drejtësinë, aq më shumë fajtor është për veprat që ka kryer.

“Sa më shumë lufton kundër SPAK, kundër mazhorancës, kundër drejtësisë, kundër viktimave që I ka shkaktuar vetë, do të thotë se aq shumë fajtor është. Shfaqja e tij para SPAK, para publikut, të cilin e ka rrënuar, është shenja e kthimit në skenën e krimit”, tha ai.

Më tej, analisti Çupi pohoi në “Tirana Live” se:

“Sulmet që i bën Dumanit, sulmi që i bën SPAK, është një fjalor me vetveten. Sali Berisha ka qenë njeri me probleme të mëdha me veten e tij dhe ai tani ka ikur në drejtim të paditur. Fakti që lufton drejtësinë, një institucion, që është i pacenueshëm, ai tenton që të barazojë veten me një objekt tjetër, i cili është duke e hetuar. Ai e ka sulmuar SPAK me njerëz, me turma, edhe në kohën kur kanë nxjerr njerëzit për të bllokuar rrugët.”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ganiu: Mjetet për sallën Partizani janë ndarë nga Qeveria dhe Ministria e Sportit

Story i radhës

Abdixhiku: Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo

Të fundit nga

ShkoLartë