Berisha, koalicion me LSI / Reagon PD: Berisha shtojcë e LSI në koalicionin “non Grata”

January 31, 2022
1 minut lexim

Sali Berisha do bashkojë votat me LSI dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit ku do të votohet për të zgjedhur 6 kryetar bashkish. Në pamundësi për të mbajtur logon e Partisë Demokratike, Berisha zbuloi logon e re.

“Edi Rama me bandat e tij me uniformë dhe pa uniformë ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Sigurisht që do ketë një marrëveshje për një koalicion në përputhje me ligjin. LSI është pjesë e këtij koalicionit. Logoja do jetë e re se është logo koalicioni dhe unë mund t’ju informoj ju koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë”.

Berisha prezantoi edhe kandidatët për 6 bashkia që dolën pas votmimit të anëtarësisë së partisë.

Dibër – Lulzim Kryemadhi
Durrës – Ardian Muka
Vorë – Lulzim Vrana
Rogozhinë – Hekuran Xhani
Lushnjë – Elton Bano
Shkodër – Bardh Spahia

Nismës së Sali Berishës ju përgjigj sekretari i përgjithshëm i pd Gazment Bardhi: Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Сојузот на средношколци задоволен од почетокот на второто полугодие во школските клупи

Story i radhës

Këto vendime i miratoi sot këshilli komunal Saraj

Të fundit nga

ShkoLartë