Berisha kërkon Ramën në Kuvend, i përgjigjet Spiropali: Po e mbyll pa nder

Në fjalën e tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Berisha akuzoi gjithashtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Ish-kryeministri tha se Rama nuk ka ardhur në sallë sepse e dinte që do ia thoshte këto. Sipas Berishës anti-mafia italiane është vënë në veprim.

“Kur i vura epitetit dhuratë madhi kisha parasysh aferën sesi e lumturoi gjeneralin Don Agaçio, komshiun e vet në Romën. Ndaj dua ti shpreh një mirënjohje të thellë anti-mafias italiane që po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës, siç ka ecur drejt Lal plehut. Kreu i Meduzës ndaj nuk mund të ishte sot në sallë sepse e dinte që unë do t’ja përplasja. Anti-mafia italiane është në veprim. Vite më parë kam përplasur në këtë parlament Don Agaçio dhuratëmadhi. Për Skavicën ti je fajtori numër një bashkë me Edi Ramën i projektit për përmbytjen e tokave pjellore të Dibrës, por kurrë nuk do ta bëni dot. Ai që më tha mua je kundër investimeve amerikane janë gënjeshtra ato. Unë jam pro por me një kusht që ato të bëhen me garë të hapur”, tha Berisha.

Në mungesë të kryeministrit, përgjigje i ktheu ministrja Elisa Spiropali, e cila i tha se po e mbyll pa nder.  “Je përgojuesi më i madh i trevave. Po e mbyll pa nder, me pahir”, tha Spiropali.

Ish-kryeministri kërkoi më tej fjalën për replikë, por drejtuesja e seancës nuk ia dha. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Remzie Osmani flet për fillimet e karrierës

Story i radhës

Kryetari Haliti priti përfaqësues të GIZ-it gjerman, u diskutua me theks të veçantë për menaxhimin e mbeturinave

Të fundit nga