Kryetari Haliti priti përfaqësues të GIZ-it gjerman, u diskutua me theks të veçantë për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët e tij, Basri Aliu dhe Adnan Imeri, ka pritur dje në takim pune një delegacion nga GIZ-i gjerman në krye me projekt menaxherin e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga GIZ.

Ky projekt është bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për çështjet që ndërlidhën me fushën e menaxhimit të mbeturinave, përshirë këtu planifikimin strategjik për investimeve nga Granti i Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër ku përfituar është edhe komuna e Vitisë.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë ju ka dhënë një hapësirë të veçantë ruajtjes së mjedisit duke shpallur vitin 2022, si vit të mbrojtjes së pyjeve dhe mjedisit në territorin e komunës së Vitisë.

Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ka arritur të krijoj shumë mjedise të reja të gjelbërta por edhe duke larguar shumë deponi ilegale të mbeturinave.

Kryetari Haliti tha se kjo komunë ka nderin të bashkëpunoj me GIZ-in gjerman dhe do të vazhdoj të jep një rëndësi të veçantë çështjeve mjedisore pasi që është në interes të shëndetit publik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha kërkon Ramën në Kuvend, i përgjigjet Spiropali: Po e mbyll pa nder

Story i radhës

Дали знаевте дека Милениумскиот крст на Водно е петтиот по големина крст во светот?

Të fundit nga