Berisha i PDK-së: Dinari hiqet nga qarkullimi vetëm me zbatim të ligjit

February 13, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka adresuar kritika ndaj institucioneve të Kosovës, rreth rregullores së BQK-së për paranë e gatshme që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti i këtij viti.

Ai në ‘Lajmet e fundit’, në RTK, tha se dinari serb hiqet nga qarkullimi në Kosovë vetëm me zbatim të ligjit.

Berisha tha se dinari si valutë zyrtare nëpër komunat serbe Kosovë do të bëhet me Marrëveshje në Bruksel.

Për kohën që BQK-ja ka dhënë për vetëdijësim të qytetarëve rreth kësaj rregullore, tha se Kushtetuta dhe Ligji për BQK-në, e thonë qartë se në Kosovë është vetëm një valutë.

“Pse rregullorja jonë është dashur të merret me dinarin. Rregullorja e BQK-ja ka qëllim implementim të Asociacionit në mënyrë të heshtur. Me këtë rregullore që do të bëhet do të legalizohet dinari në komunat që pretendohet se do të krijojnë Asociacionin”, tha ai.

Për prolongim të dialogut, Berisha tha se është në dëm të Kosovës dhe këtë e ka thënë edhe Departamenti i Shtetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gazë

Story i radhës

LIVE: Kërcënimet nga Rusia/ Katër shtete po bashkojnë forcat – ja pse ky pakt mund të jetë një goditje fatale për Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë