Berisha fton Ramën dhe Bashën në “ring”: Le të vijnë, por ata nuk vijnë dot përballë

February 21, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur në Syri Tv se është i gatshëm për një debat publik me Ramën dhe Bashën, pasi është në interes të elektoratit dhe zgjedhësve.

Pyetjes së moderatorit Peka se a do pranoni një debat publik me Ramën dhe Bashën bashkë apo tek e tek, Berisha u shpreh i gathëm të përballet në publik me të dy bashkë apo qoftë edhe tek e tek nëse duan, por që u shpreh i sigurtë se asnjëri prej tyre nuk do të pranonte sepse e dinë që do ti zbërthente gënjeshtrat dhe zullumet e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Peka: A do pranoni një përballje për këto zgjedhje me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës?

Berisha: Që nesër. Që nesër. Nuk vijnë dot, unë mbetem i hapur. Sigurisht.

Peka: Me të dy bashkë apo tek e tek?

Berisha: Po si të duan. Sepse unë duhet të respektojë zgjedhësit, se për mua, unë nuk dua asnjërin as tjetrin.

Peka: Po vetëm debat me Lulzim Bashën?

Berisha: Që nesër. Po ku vjen ai. Le të vijë po të dojë. Nuk ka le të vijë.

Peka: Në këto kushte do ishte një debat më me interes me Bashën se me Ramën.

Berisha: Në fakt më mirë me origjinalin se sa me kopjen, por unë për hir të zgjedhësve pranoj debat me të dy, po nuk vjen Edi Rama. Pse nuk vjen, nuk vjen sepse nuk ka asgjë për të thënë për zgjedhësit, nuk ka e di që unë do ta zbërthejë atë qeverisjen e tij dhe qëndrimet e tij të mirëfillta çnjerëzore për shqiptarët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thaçi: Pavarësisht posteve, Alternativa është parti e dobët

Story i radhës

Spalletti: Nuk e morëm kurrë komandën e lojës, Cagliari meritonte fitoren

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë