Thaçi: Pavarësisht posteve, Alternativa është parti e dobët

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në emisionin Klan Debat duke komentuar Qeverinë e re ka folur edhe për ndarjen e kulaçit qeveritar.

Sipas tij, Alternativa nuk ka marrë asgjë të rëndësishme pasi është një parti e dobët.

“Çështja e posteve është pak për t`i mashtruar disa persona të caktuar 5 apo 6.

Postet janë të rëndësishme kur e ke partinë e fuqishme dhe ku partia jote merr pjesë në vendimmarrje të fuqishme, ndërsa Alternativa nuk është e fuqishme dhe sado që të ketë drejtori të forta ato varen nga partnerët e mëdhenj të koalicionit siç janë LSDM dhe BDI”, tha Menduh Thaçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grabitjet në kryeqytet, policia shton operacionet

Story i radhës

Berisha fton Ramën dhe Bashën në “ring”: Le të vijnë, por ata nuk vijnë dot përballë

Të fundit nga