Berisha e zbulon për herë të parë: Opozita shkoi para alternativës “To be or not to be”!

October 7, 2022
min lexim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama kujdeset më shumë për xhepin e tij.

Nga qyteti i Gjirokastrës, Berisha tha se qeveria Rama me politikat e saj po e zbraz këtë qytet.

Gjithashtu kreu i PD foli edhe për situatën në Partinë Demokratike duke u ndalur edhe tek ‘lokalet’.

“Rithemelimi është në vlerësimin tim kushti themelor i ekzistencës ose mos ekzistencës në PD. PD kaloi një proces të pashembullt në historinë e një force politike. Një betejë midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Pra ishte pranimi i saj të një akuze pa asnjë bazë, apo fakt dhe të delegimit të ndërgjegjes së anëtarëve të saj tek tjetri, apo përmbajtjes së të vërtetës me çdo kusht. Këto rrethana u gërshetuan në këtë rast dhe PD shkoi para alternativë “To be or not to be” .

Kishte si alternativë të vetmen ndryshimin e thellë ose ajo duhet të zhdukej si një fatkeqësi kombëtare. për një opozitë s’ka sëmundje më fatale se sëmundja e opozitarizmit”.”, tha Berisha,.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Është ligji i mafies dallimi esencial midis një qëveri që ndjehet e lirë dhe jo e kapur është transparenca. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj mediave është një reminishencë e trashëguar ndaj armiqve, ndaj kundërshtarëve, ndaj kritikëve. Ai ka një involucion real, një njeri që në vitin ’90 vinte dhe propagandonte standardet e lirisë së fjalës, tani rikthehet në standardet e etërve të tij. Rikthehet dhe nxjerr nga subkoshienca ato standarde, është unik në Europë për mallkimet e tij ndaj gazetarëve. Ai po të kishte kampet përqendrimi çdo gazetar kritik do përfundonte për riedukim në kamp. Pra i dalin nga subkoshienca këto trashëgime. Nëse ju kujtohet zonja e tij shtroi vite më parë një dhe për të fundit herë një darkë në pallatin presidencial për gazetarët dhe aty foli për gjilpërat me helm që i bënin burrit të saj. Këto ishin mendime të Ramës, por nuk kisha dëgjuar kurrë. Vetëm në libra mund të lexosh se gazetarët që i kritikonin të shoqin po i bënin gjilpëra me helm. Në këtë aspekt ata kanë problem të thellë familjar me mediat dhe fjalën e lirë dhe qëllimi i vetëm është largimi nga pushteti. Por qëndrimi i prerë i PD në pushtet do të jetë asnjë padi ndaj gazetarëve. Lidhur me mbetjet ju e dini se magneti i mafies në Shqipëri dhe në botë janë plehrat. Nuk ka asnjë standard, i lanë me javë të tëra, janë 100 kg thonë janë dy tonë. pra jo rastësisht është krijuar e gjithë kjo, ku qeveria është shndërruar në mafien e plehrave sepse janë burim pasurie të jashtëzakonshme. A mund të imagjinoni ju fushën e Sharrës në të cilën pronari Edi Rama me Erion Veliajn, u marrin shqiptarëve 29 euro për ton. Por toni i tyre e keni vetë parasysh si shumohen. Një fushë grumbullimi plehrash shndërrohet në minierë floriri. Tani për Gjirokastrën mund të them se ministrja Kumbaro kalon nga bujtina në bujtinë me gotë në dorë dhe nuk bën keq le të shkojë, por problemi është se afër nesh është Gjykata e Apelit dhe e mbyllën. Qeveria duhet të marrë masa të forta, sot Gjirokastra është e listuar në trashëgimi botërore në UNESCO, çdonjëri që vjen në Shqipëri do ketë dëshirë ta vizitojë, por këta shtetarë e kanë hallin më shumë tek shtëpia e Enver Hoxhës. PD do bëjnë gjithçka për rivitalizimin e këtij qyteti, do të rikthejë institucionet në Gjirokastër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy fjalë për futbollin dhe basketbollin! 

Story i radhës

Apasiev ngjall idenë e Mickoskit për referendum kundër marrëveshjeve me Bullgarinë

Të fundit nga

ShkoLartë