Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqitën titullarë për Torinon, e cila në udhëtim shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Salernitanës.
Futbollisti Belotti në minutën e 18-të shënoi nga penalltia, për fitoren e madhe të Torinos.
Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.
Pas javës së 31-të në Serie A, Torino përforcon vendin e 11-të me 38 pikë e Salernitana është në fund me 16 sosh, me pak shpresa për të mbetur në ligë.