Berisha: E kam një ëndërr që dua ta realizojë me fanellën e Kosovës

June 1, 2022
min lexim

Kombëtarja e Kosovës do ta nis nesër kampanjën e ndeshjeve në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët:” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Qipros në udhëtim, ndërsa në grup bëjnë pjesë edhe Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Një ditë para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha kanë folur në një konferencë për media.

Trajneri francez tha se do të jetë shumë e r3ëndësishme që të merret një fitore në këtë ndeshje hapëse të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, por po ashtu edhe nevojitet një ndeshje dhe paraqitje shumë e mirë e lojtarëve.

Giressse: Do të jetë shumë e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje

“Patjetër se do të jetë shumë e rëndësishme patjetër që të marrim një fitore sepse ajo në fund të fundit është më e rëndësishmja, mirëpo përveç kësaj do të jetë shumë e rëndësishme që të kemi një paraqitje të mirë, që të kemi një ndeshje të mirë dhe ta nisim në mënyrën më të mirë këtë garë, përkatësisht kompeticionin e Ligës së Kombeve:, tha Giresse.

Kurse, Berisha theksoi se skuadra dhe bashkëlojtarët e tij janë përgatitur shumë mirë për këtë sfidë dhe janë të gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj Qipros.

Berisha: Jemi përgatitur maksimalisht për ta fituar këtë ndeshje

“Po, normal loja e parë do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për t’ia filluar sa më mirë grupit . Besoj që është një lojë shumë e vështirë kështu që jemi përgatitur mirë, kemi ushtruar dhe jemi mbledhur me kohë për të pasur përgatitje sa më të mirë, të ushtrojmë së bashku për të qenë 100 përqind fizikisht për një lojë shumë të rëndësishme në kualifikime”, theksoi Berisha.

Më tuje duke folur për stilin e lojës që mund ta aplikojë, Giresse tha se ka për synim që ta kenë sa më shumë posedimin e topit dhe të luajnë lojë të shpejtë.

Giresse: Kur jemi në posedim të topit duhet të luajmë sa më shpejtë

“Sot për ta ilustruar një shembull, thjeshtë në futboll mendoj që janë dy situata, situata kur je në pronësi të topit dhe situata kur nuk je në pronësi të topit. Situata kur ekipi është në pronësi të topit atëherë është shumë e thjeshtë, duhet të luajmë sa më shpejtë, duhet ta qarkullojmë topin, kurse situata tjetër kur nuk jemi në pronësi të topit është që të mbrohemi, të provojmë sa më shpejtë ta rikuperojmë topin, ta marrim atë në pronësinë tonë dhe prapë të provojmë të ndërtojmë diçka”, shtoi më tutje trajneri i Kosovës.

Mesfushori Valon Berisha gjithashtu tha se mosha e tij nuk ia mundëson që të jetë edhe shumë vite në futboll dhe se ai ëndërron që para se ta largohet nga futbolli, Kosovën ta kualifikojë në një kampionat evropian ose botëror

Berisha: E kam ëndërr ta kualifikojë Kosovën në një evropian apo botëror

“Personalisht duke ia nis prej vetvetes besoj që është momenti se nuk është se kanë mbetur edhe shumë vite në futboll kështu që e kam një ëndërr dhe besoj që shumë lojtarë të tjerë e kanë ëndërr që ta kualifikojnë Kosovën për diçka të madhe si një evropian ose një botëror kështu që do ta japim gjithmonë maksimumin”, tha Berisha.

Ndeshja mes Qipros zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekim Sali vizitoi repartin e Onkologjisë për Fëmijë: Këta fëmijë të vegjël janë heronjtë tanë të mëdhenj!

Story i radhës

“Të jesh sexy s’do të thotë të kesh b*thë dhe gjoks”, me kë e ka Jonida Maliqi?

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë