Berisha: Do të bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

July 22, 2023
1 minut lexim

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një video, me thirrjen se ai do bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta.

“Në ditën e një debati publik, që pritej nga mbarë shqiptarët, për arratisjen e shekullit, arratisjen e zyrtarit më të lartë në historinë e Shqipërisë, zëvendëskryeministrit të thirrur para drejtësisë, Edi Rama i tmerruar ia mbathi 150 kilometra nga Tirana.

U struk aty në një Shevrolet dhe dëqgjonte shpjegimet e Belindës.

Ky ishte një akt i turpshëm, i papërgjegjëshëm, një akt burracak, një akt që një njeri që njeh shtetin, njeh përgjegjësinë publike, nuk e bën kurrë.

Po bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Edi Rama nuk erdhi në parlament. Ajo ishte fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta,” shprehet Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donnarumma rrëfen tmerrin e grabitjes: Hajdutët na lidhën, pata frikë se mos i ndodhte gjë partneres

Story i radhës

Helmimi i pushuesve nga Kosova në Shëngjin, flasin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë