Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj Ramës edhe jashtë parlamentit, duke e akuzuat atë si përgjegjësin kryesor të aferave.
Berisha e cilësoi Ramën si padrinon e Arben Ahmetajn .
“Edi Rama është padrino i Arben Ahmetajt. Atij ja thash edhe në parlament, vish çdo xhaketë , por qyrkun e hajdutit nuk e dhe dot kurrë nga shpina. Ai ka firmosur në shkelmin të ligjeve të vendit dhe vete për të vjedhur.
Kontrata me negociata të mbyllura që nuk mund të firmosen nga një kryeministër që zapton ligjin. Rama ka urdhëruar Arben Ahmetaj për prekjen e fondit rezervat Këshillit të Ministrave që përdoret për trauma të mëdha, përdorimin tij për djegëset, qoftë për Elbasanin qoftë për Fiertin. Rama është firmëtar që ka dhënë për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vetë, gugalja , Zorto, Mërtiri”, tha ai.