Prej dekadash, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në fushën e blertë dhe janë konsideruar si rivalët më të mëdhenjë të epokës së tyre.
Por ka qenë marka luksoze Louis Vuitton që i ka bërë bashkë përtej futbollit, në një ndeshje shahu.
Por pasi foto thyu rrjetin dhe bëri xhiron e botës, një hipotezë ka dalë në pah.
Messi dhe Ronaldo nuk janë takuar kurrë për të bërë atë foto por është bërë montazh.
Shkak për këto dyshime është bërë vetë Louis Vuitton që fshiu videon nga skenat e xhirimit vëtëm një minutë e dymbëdhjetë sekonda pas postimit.
Por këto pamje nuk shpëtuan pa u ruajtur nga njerëz të ndryshëm dhe në këto pamje nuk shihet në asnjë momet Messi dhe Ronaldo bashkë, por secili në plan vetëm.
Kjo ka bërë skeptik njerëzit në mbarë botën, por gjithsesi foto është publikuar nga vetë futbollistët në llogaritë e tyre.