Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i Manchester United, tani në garë për presidentin e Federatës Bullgare të Futbollit, foli për “Betfair’ mbi konfliktin në dhomën e zhveshjes së Manchester United midis Cristiano Ronaldos dhe kapitenit Harry Maguire:
“Ka gjithmonë thashetheme në të gjitha klubet. Kush e di nëse vërtet ka diçka në këtë luftë për shiritin. Harry thotë se nuk është kështu dhe shpresoj se ai ka të drejtë, por nëse ka ndonjë gjë, shpresoj se ata mund të flasin ballë për ballë për ta zgjidhur.
E sigurt është se kjo gjë nuk i duhet Manchester United tani. Ronaldo është një ikonë e futbollit, një i tillë duhet dëgjuar ndjekur si shembull.
Ata duhet të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin, edhe me trajnerin Rangnick për problemet që kanë. T’ia thonë gjërat njëri-tjetrit në fytyrë”.