Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, anëtar i Kombëtares së Malit të Zi, edhe zyrtarisht prezantohet të nënkampioni vjeshtor i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi.
Siç njofton media malazeze “Vijesti”, Fatos Beqiraj është lojtari i ri i Deçiqit.
Beciraj mbërriti në Antalia dhe iu bashkua bashkëlojtarëve të rinj, të cilët po përgatiten në Turqi.
Anëtar i Kombëtares malazeze është pritur nga drejtori sportiv i Deçiqit, Marko Camaj.
“Jemi të kënaqur me punën e bërë. Jemi shumë të kënaqur që arritëm të sjellim një lojtar të tillë.
Ai është rekordmen në numrin e ndeshjeve të luajtura”, – tha mes të tjera drejtori sportiv i Deçiqit, Marko Camaj.
Fatos Beqiraj u largua nga Liga e Parë malazeze 12 vite më parë dhe nga Buduçnosti për në Dinamo Zagreb.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur edhe për ekipin kinez Changchun, si dhe për Dinamo e Minskit në Bjellorusi, Dinamon e Moskës në Rusi, Mechelen të Belgjikës, Maccabi Netanya nga Izraeli, Wisla Krakow nga Polonia, Bnei Yehuda nga Izraeli dhe Astana e Kazakistanit, që ishte klubi i tij i fundit para se të vinte në Deçiq.