beqiraj prezantohet te skuadra e re camaj jemi shume te kenaqur 61f9798920697

Beqiraj prezantohet të skuadra e re! Camaj: Jemi shumë të kënaqur

February 1, 2022
1 minut lexim

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, anëtar i Kombëtares së Malit të Zi, edhe zyrtarisht prezantohet të nënkampioni vjeshtor i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi.    

Siç njofton media malazeze “Vijesti”, Fatos Beqiraj është lojtari i ri i Deçiqit.

Beciraj mbërriti në Antalia dhe iu bashkua bashkëlojtarëve të rinj, të cilët po përgatiten në Turqi.

Anëtar i Kombëtares malazeze është pritur nga drejtori sportiv i Deçiqit, Marko Camaj.

Jemi të kënaqur me punën e bërë. Jemi shumë të kënaqur që arritëm të sjellim një lojtar të tillë.

Ai është rekordmen në numrin e ndeshjeve të luajtura”, – tha mes të tjera drejtori sportiv i Deçiqit, Marko Camaj.

Fatos Beqiraj u largua nga Liga e Parë malazeze 12 vite më parë dhe nga Buduçnosti për në Dinamo Zagreb.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur edhe për ekipin kinez Changchun, si dhe për Dinamo e Minskit në Bjellorusi, Dinamon e Moskës në Rusi, Mechelen të Belgjikës, Maccabi Netanya nga Izraeli, Wisla Krakow nga Polonia, Bnei Yehuda nga Izraeli dhe Astana e Kazakistanit, që ishte klubi i tij i fundit para se të vinte në Deçiq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ajo kerkon te beje cifte me zor fituesi i big brother shperthen ndaj arbana osmanit per te nuk me rret fare 61f97986efa90
Story i mëparshëm

“Ajo kërkon të bëjë çifte me zor”/ Fituesi i Big Brother shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Për të nuk më rr**et fare

si ndryshon jeta jone pas vdekjes se prinderve 61f9798b3cd14
Story i radhës

Si ndryshon jeta jonë pas vdekjes së prindërve?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë