Beniada flet për raportin me Donaldin: Ka shumë karakter të fortë por…

February 22, 2022
1 minut lexim

Një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada ka fituar zemrat e publikut shqiptar me harmoninë dhe personalitetin e saj të ve çantë.

Me përfundimin e “BB VIP”, ajo ka nisur daljet e para televizive ku ka rrëfyer eksperiencën e saj në format.

Pasditen e sotme, në “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, Beniada ka folur lidhur me shoqëritë e krijuara në format, duke thënë se ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të ruajë kontaktet, si Big Mama, Arditi, Einxhel etj.

Ajo theksoi se e vlerëson shumë atë si karakter, duke thënë se i vetmi ‘problem’ që ai ka është se e përdor shumë zemrën. Teksa tha se sipas saj ai ka karakter të fortë, Beniada u shpreh nuk ka ndonjë pëlqim për më shumë për të, ashtu siç nuk ka krijuar pëlqim për asnjë nga banorët brenda shtëpisë.

“Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë. Është super djalë, por ka një problem që emocionohet shumë, luan me zemër dhe kur përdor zemrën mund të vritesh. Donaldi ka shumë karakter të fortë por s’kam patur ndonjeherë ndonjë lloj pëlqimi apo afrimiteti nga ana e zemrës, vetëm e kam vlerësuar si njeri.”- është shprehur ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse Putin i njohu separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë?

Story i radhës

Energjia në 2021/Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë sesa konsumi, eksportoi rreth 1/3 e sasisë

Të fundit nga

ShkoLartë