Bëni maskë nga banania

February 18, 2022
1 minut lexim

Janë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore të bananes. Përveç vlerave të tjera për shëndetin, kjo frutë na bën edhe më të bukur.

Banania gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj. Ajo do të hidratizojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara dhe të buta.

Për bukuri

Banania është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës.

Marrim një banane, e shtypim mirë dhe e përziejmë me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E përhapim këtë masë mbi fytyrë dhe e lëmë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të vakët.

Maskë për flokë delikate

Disa ekspertë të flokëve pohojnë se banania është kondicioneri më i mirë për flokë. Mjafton të marrim një banane, ta shtypim dhe më pas ta përhapim mbi flokët e lagura.

Aplikoni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja – shpërndajeni atë me krehër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlani mirë me ujë të vakët.

Pasi ta keni përdorur disa herë do të vëreni ndryshimin e fytyrës dhe të flokëve tuaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dervishi: Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë prej përfundimit të luftës e tutje, thjesht një mrekulli

Story i radhës

Mëngjesi i sotëm me reshje lokale shiu, gjatë ditës me diell

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë