Bëni kujdes! Ja përse nuk duhet të hani akulloren pasi është shkrirë një herë

July 22, 2023
1 minut lexim

Gjatë sezonit të verës në të gjithë botën rastet e helmimit nga ushqimet janë shumë të mëdha, dhe kjo jo gjithmonë ndodh për faj të konsumatorëve, ose se ushqimet janë të skaduar. Nganjëherë ne nuk dimë si t’i përdorim ushqimet gjatë sezonit të verës, të ngrira, të freskuara, sa herë duhet futur në frigroifer, si duhen larë.

Një rast për të cilin ekspertët britanikë kanë dhënë alarmin janë edhe akulloret.

Përveç rreziqeve të njohura të diabetit dhe obezitetit, akullorja me të vërtetë ka potencial për t’ju bërë shumë të sëmurë. Në vitin 2015, pesë vetë u shtruan në spital dhe tre vdiqën pasi hëngrën akullore që ishte kontaminuar në Angli.

Në rastin e mësipërm, bakteret Listeria ishin të pranishme në akulloren e kremrave në nivelet e një dhe dhjetë njësive formuese të kolonisë (cfu) për gram.

Megjithatë, akullore mund të përbëjë një rrezik të madh pas blerjes nëse ajo është shkrirë dhe pastaj është futur në frigorifer për tu ngrirë sërish..

Akullorja shkrihet mjaft shpejt në temperaturën e dhomës.

Por, nuk duhet bërë asnjëherë gabim që akullorja juaj të shkrihet plotësisht, e të rifutet në frigorifer, për shkak se ajo është e prodhuar nga përbërët të pasterizuar dhe mjaft delikat, që në temperature të larta mund të prishen lehtësisht pa u kuptuar në shije.

Më mirë do të ishte sikur, nga frigoriferi të merrni gjithmonë vetëm një sasi të vogël, të cilën do ta konsumoni kur të doni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Vdekje për shqiptarët”, policia arreston autorët e grafiteve në Gostivar

Story i radhës

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Të fundit nga

ShkoLartë