bellingham iu pergjigjet krahasimeve me maradonen 651d3fa291fb4

​Bellingham iu përgjigjet krahasimeve me Maradonën

October 4, 2023
1 minut lexim

Jude Bellingham vazhdimisht po tregon pse Real Madridi e ka bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit këtë verë.

Bellingham e tregoi klasin e tij mbrëmë në ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një gol tejet të bukur, raporton KosovaPress.

Ai gol bëri që të fillojnë krahasimet mes Bellingham dhe legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

Por, Bellingham thotë që ky krahasim është paksa i tepërt.

“Unë shënova sikur Maradona? Ju lutem mos e zmadhoni. Është paksa e tepërt. Nga ajo që kam parë në ‘Youtube’, ai ishte pak më i mirë se unë, ose mund të them se shumë më i mirë se unë”, tha Bellingham.

Pas nëntë ndeshjeve me fanellën e Real Madridit, Bellingham veçse ka regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vllaznia tirana ne kukes 651d3c5aef6ea
Story i mëparshëm

Vllaznia – Tirana në Kukës

maqedoni nga 1 tetori eshte ulur cmimi i roamingut per 30 tarifat largohen totalisht nga viti 2028 651d40d17e519
Story i radhës

Maqedoni: Nga 1 tetori është ulur çmimi i roamingut për 30%, tarifat largohen totalisht nga viti 2028

Të fundit nga

ShkoLartë