Maqedoni: Nga 1 tetori është ulur çmimi i roamingut për 30%, tarifat largohen totalisht nga viti 2028

Tashmë nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë 30 për qind më lirë roaming gjatë udhëtimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se vijon 30% ulje edhe në vitin 2026, ndërsa nga viti 2028, ministri thotë se do të hiqet roamingu me vendet e BE-së.

“Qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja, kur të shkojnë jashtë shtetit, tashmë kanë 30% shpenzime më të vogla për roaming dhe e kundërta, qytetarë të BE-së, ose bizneset që janë pjesë e procesit dhe aktivitetet i kanë në RMV, do të kenë 30% ulje. Gjithashtu definuam aktivitete, “road map” , në të cilat në vitin 2026 gjithashtu do të ketë ulje për 30% dhe pritet në vitin 2028, çmimet për roaming të jenë njëjtë si çmimet për ata shërbime që i kanë në tregun vendor, kjo do të thotë se në vitin 2028, të njëjtat çmime do t’i kemi, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”, tha Aliu.  /tv21

Story i mëparshëm

​Bellingham iu përgjigjet krahasimeve me Maradonën

Story i radhës

Gmail sjell reagimet me emoji

Të fundit nga