Bela zgjedhet kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Çair

1 minut lexim

Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sot u bë riorganizimi i degës së Çairit, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Në këtë kuvend zgjedhor delegatët e degës së Çairit besimin për të udhëhequr ja dhanë, Valon Belës i cili si kryetar i posazgjedhur prezantoi edhe kryesine e re të degës Çair.

Kuvendin e udhëhoqi kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Abdush Demiri, ndërsa fjalë rastin për të përshëndetur punimet e degës, mbajtën sekretari gjeneral Arjanit Hoxha si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Këtë kuvend zgjedhor me prezencën e tij e nderoi edhe deputeti i VV-së nga Kosova, z.Mirsad Shkreta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH: Bursa për studime në Universitetet më të mira botërore

Story i radhës

E quajtën shqiptar e kroat, jep dorëheqje nga klubi famëkeq serb 

Të fundit nga