E quajtën shqiptar e kroat, jep dorëheqje nga klubi famëkeq serb 

Mirko Viçeviq është nga Mali i Zi por thuhet se është me prejardhje kroate dhe para pak ditëve u protestua kundër tij nga tifozët famëkeq “Delija” në Beograd.

Viçeviq jep dorëheqje nga klubi famëkeq i vaterpolos Cërvena Zvezda e Beogradit, pas ofendimeve që mori tepër të rënda nga tifozët që udhëhiqen nga bandat serbe. 

Turpi edhe më i madh është se trajneri nga Kotorri i Malit të Zi, nuk mori përkrahje as nga Prokuroria e cila nuk e pa problem mbishkrimin në pankartë: “Shiptari, Kroati, Balija nuk janë vëllezërit e mi”, që u shkrua nga Delija!

Ky është edhe një turp i Serbisë, që ushqehet me nacionalizëm të shfenuar kundër popujve tjerë. 

Trajneri malazez vendosi t’i japë fund mandatit të tij të shkurtër në stolin e ekipit famëkeq. Kjo është edhe një dëshmi, se si funksionojnë klubet në Serbi, si kërcënohen trajnerët vetëm pse nuk është serb.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bela zgjedhet kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Çair

Story i radhës

Shenjat e horoskopit që pëlqehen nga të gjithë për mirësinë e tyre

Të fundit nga