Bekteshi: RMV është në të gjitha iniciativat rajonale për të siguruar furnizim me gaz

May 5, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e tij në konferencën ndërkombëtare të ministrave të Energjetikës nga Ballkani Perëndimor, bashkë me homologët e tij nga Ukraina, Turqia dhe Azerbajxhani, theksoi se pjesëmarrësit në Sofje po përballen me agresion ushtarak të Rusisë në Ukrainë i cili shkakton humbje të mëdha për të gjithë.

Siç informojnë nga MIA, Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut është e përfshirë në të gjitha iniciativat rajonale me qëllim që të sigurohet sigurim në furnizimin me gaz dhe të diversifikohen vendet prej të cilave i merr.

Bekteshi u falënderua për mbështetjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit për reformat në sektorin energjetik me qëllim të ndërtimit të interkonektorëve të rinj të cilët do të kontribuojnë për lidhjen më të madhe jo vetëm në rajon, por edhe me pjesën e tjetër të Evropës.

Ai tha se është në fazën finale fillimi i ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, si dhe se po bëhen bisedime me Bullgarinë për ndërtim të edhe një konektori. Shtoi se Maqedonia e Veriut për momentin furnizohet me gaz nga vetëm një gazsjellës nga Bullgaria nga kompania ruse. Sipas tij, interkonektorët e rinj do të ulin varësinë nga gazi nga Gasprom.

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në “task fors” rajonale për furnizim me gaz, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për vendin.

Bekteshi në Sofje kishte takime bilaterale me ministrat e Energjetikes së Ukrainës, German Gallushçenko, të Greqisë, Konstatninos Skrekas dhe të Serbisë, Zorana Mihajlloviq.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e Dëshmorëve, Ahmeti: Sakrifica e tyre heroike meriton respektin më të madh

Story i radhës

“Situata është delikate”, LVV kundër dy komisioneve hetimore për rrymën, opozita: S’ka kuptim të vazhdojmë kështu

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë