Nuk do të lëmë që kriza energjetike të jetë në kurriz të qytetarëve. Nga 1 janari çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, ka shkruar në profilin e tij në facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës ka shpallur sot çmimet e reja të energjisë elektrike që do të vlejnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Siç ka shkruar ministri Bekteshi, sipas vendimit të Komisionit Rregullator ër amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%, për bllokun e dytë ulet për 2.95%, çmimi i bllokut të tretë rritet për 0.85%, për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet për 7.65%.
Gjithsej 99.2% e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Bekteshi.
Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël do të ulet për 20.15% nga data 01.01 dhe ky çmim do të zbatohet për 70 mijë kompani në vend.
“Me këto vendime çmimi i transmetimit të energjisë elektrike ulet për 8.66%. Çmimi i shpërndarjes ulet për 19.54%”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Bekteshi: Nuk do të lejojmë që kriza të jetë në kurriz të qytetarëve
Të fundit nga

Rriten tarifat ndaj importeve ruse, Parlamenti Evropian e voton me shumicë vendimin
Ligjvënësit evropianë i dhanë të enjten dritën jeshile propozimit për rritjen e tarifave ndaj importeve ruse të plehrave që përdoren në bujqësi. Me katërqind e njëmbëdhjetë vota pro dhe njëqind kundër, Parlamenti

Kodi Kozmik: A janë Piramidat e Egjiptit mesazhe nga universi?
Simbole, numra dhe përputhje të frikshme me ligjet e natyrës – një mesazh i lashtë nga yjet apo thjesht një rastësi që nuk mund ta shpjegojmë? Nga numri π te shpejtësia e

Drejtuesit e Manchester Utd marrin vendimin e paprecedent
Manchester Utd humbi finalen e Ligës së Europës duke kurorëzuar tashmë atë që cilësohet si sezon më i dështuar në historinë e këtij klubi. Dhe reagimi i drejtuesve ka qenë i paprecedent.

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
Zëvendëskryeministrja në detyrë, njëherësh edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian

SPAK sekuestroi pronën e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, reagojnë avokatët
Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme dhe shtesës së pronës ndaj çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës. Reagimi i avokatëve Në