Izrael, hebrenjtë laikë paguajnë 6 herë më shumë taksa sesa ultra-ortodoksët

Raportet e Ministrisë së Financave dhe Institutit Qendror të Statistikave në Izrael zbuluan se izraelitët laikë paguajnë 6 herë më shumë taksa sesa hebrenjtë ultra-ortodoksë (haredi), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të përpiluar nga faqja e lajmeve ekonomike izraelite, “Catalyst” nga raportet e Ministrisë së Financave dhe Institutit Qendror të Statistikave, 90 për qind e totalit të taksave në vend paguhen nga hebrenjtë laikë.

Hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët përbëjnë 7 për qind të taksapaguesve në Izrael, paguajnë vetëm 2 për qind të tatimit total mbi të ardhurat. Sipas kësaj, hebrenjtë laikë paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat sesa ultra-ortodoksët (haredi).

Kur merren parasysh të gjitha taksat, hebrenjtë laikë kanë 6 herë më shumë para në xhepat e tyre në krahasim me ultra-ortodoksët.

Duke postuar lajmin e “Catalyst” në llogarinë e tij në mediat sociale, kryeministri Yair Lapid tha: “Është koha për t’u zgjuar”.

Hebrenjtë Haredi përbëjnë rreth 12 për qind të popullsisë së Izraelit. Ata refuzojnë të shërbejnë në ushtri për arsye fetare.

Shumica dërrmuese e hebrenjve Haredi të vendit jetojnë në lagjen Measherim në Kudsin Perëndimor dhe në qytezën Bney Brak, afër kryeqytetit, Tel Aviv.

Në aleancën e koalicionit të liderit të partisë, Likud, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet e 1 nëntorit në Izrael ka parti ultra-ortodokse si partia Shas dhe “Judaizmi i Bashkuar Tora” si dhe parti të krahut të djathtë ekstrem.

Të enjten pritet votëbesimi në Parlament për qeverinë e re të formuar nga Netanyahu me partitë ultra-ortodokse dhe të ekstremit të djathtë.

Sipas lajmeve të mediave, partitë ultra-ortodokse kanë rënë dakord edhe me Netanyahun për vazhdimin e praktikës së mos regjistrimit të të rinjve Haredi në ushtri.





Story i mëparshëm

Bekteshi: Nuk do të lejojmë që kriza të jetë në kurriz të qytetarëve

Story i radhës

Krasniqi dhe Hasani – të lumtur që ishin pjesë në Konventën e Minibasketbollit

Të fundit nga