Ai në konferencën e sotme për media në Qeveri ka bërë të ditur se nga SHA ESM është arritur një marrëveshje për prokurimin e gazit natyror për termocentralet, ndërsa për informata më të hollësishme i është referuar SHA ESM-së.
”Është lidhur një marrëveshje nga SHA ESM për blerjen e gazit natyror. TETO do të punojë shtesë dhe do të mbulojë 60-70 për qind të nevojave për energji termike.
Kanë rënë në ujë deklaratat e ekspertëve të caktuar të energjisë se ne duhet të kishim bërë marrëveshje para dy-tre muajsh kur çmimi i gazit natyror ishte nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për një metër kub normal”, tha Bekteshi, duke shtuar se çmimet pas blerjet e gazit natyror janë dyfishuar më pak se sa thonë ekspertët.