Bekteshi: Nga 1 dhjetori do të ndihmohen prodhuesit e produkteve bazë, si mielli dhe vaji për gatim

1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se tashmë është përgatitur një masë për prodhuesit e produkteve bazë ushqimore dhe funksionalizimi i saj duhet të fillojë nga 1 dhjetori.

Siç theksoi Bekteshi, duke iu përgjigjur një konference për media në Qeveri, po krijohen masa në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për kompanitë e vogla që janë në tregun e lirë.

“Me ministrin Besimi po krijojmë masa edhe për kompanitë e vogla që janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve bazë, si buka dhe vaji i ushqimit. Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur një masë që duhet të funksionalizohet nga 1 dhjetori”, theksoi Bekteshi.

Ai shpjegoi edhe një herë se qëllimi është që të ulet çmimi i inputeve për produktet bazë, të parandalohet rritja e tyre.

Story i mëparshëm

(VIDEO) Kovaçevski prezanton pakon e re të masave antikrizë, do të peshojë 350 milionë euro

Story i radhës

Morina jep dëroheqje

Të fundit nga